LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 01:01

VRASJE NË KSAMIL/ 11 ME PRANGA, 2 NË KËRKIM – DALIN NË DALJE DINAMIKE TRONDITËSE TË KRIMIT!

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 18 gusht, në lokalin “Principote” në Ksamil, ku u vra turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes nga Sokrat Vata.

11 persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Autori i krimit u arrestua nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasi turk EP, 31 vjeç, ndërsa pasagjeri ishte shtetasi NM, 38 vjeç, gjithashtu turk. E kishin fshehur në makinë me qëllim transportimin e tij për në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Veprime hetimore intensive me metoda speciale hetimore, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.


11 shtetas të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Në vijim të veprimeve për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil të Sarandës, ju njoftojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës midis Komisariatit të Policisë së Sarandës, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mëngjesin e sotëm, në Levan të Fierit, autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi SL, alias SV, 29 vjeç, u kap në bagazhin e një automjeti.

Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti të drejtuar nga shtetasi EP, 31 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi NM, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët njiheshin me autorin e krimit dhe e kishin fshehur atë në makinë, me qëllim transportimin e tij për në Tiranë.

Në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Sarandës 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

SL, i njohur ndryshe si SV, 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;

NM, 38 vjeç, dhe EP, 31 vjeç, të dy me shtetësi turke;

SS, 24 vjeç, banues në Ersekë;

EB, 24 vjeç, banues në Peshkopi;

IC, 21 vjeç, banues në Librazhd;

LAJME    Ngjarja në Roskovec/ U mor peng për 400,000 £ në vitin 2022, paratë e drogës, ja e kaluara e Refit Buzit
M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;

MM, 24 vjeç, banues në Gjirokastër;

LS, 44 vjeç, banues në Gjirokastër;

R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;

KK, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit DH, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe BB, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Veprimet hetimore rezultojnë në sa vijon:

Në orën 05:15, më 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi SL, i njohur ndryshe si SV, dyshohet se ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin e huaj portugez LV, 20 vjeç. Në të njëjtën kohë, shtetasi DH, tashmë në kërkim, e ka goditur me grusht edhe 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasit SS, EB, M. Zh. dhe IC, të cilët janë kamerierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke e goditur me grushte 20-vjeçarin, përpara se shtetasi SV ta godiste me një mjet prerës dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në kohën e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote”, shtetasit MM (oficer policie i DRKM Gjirokastër), LS (punonjës i IEVP-së Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe KK ishin në rolin e truprojave, të cilët kishin rolin e sigurisë dhe nuk ndërhynë për të parandaluar këtë ngjarje, e cila fillimisht filloi në ambientet e lokalit “Principote”, dhe, pas ngjarjes, nuk njoftuan autoritetet e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në kohën e këtij incidenti, i pranishëm në lokal ishte edhe pronari i lokalit “Principote”, shtetasi BB, i cili, pas incidentit, u largua pa e denoncuar atë tek autoritetet përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë për shtetasit SV dhe DH, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim; për shtetasit NM dhe EP, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit SS, EB, M. Zh., IC, LS, KK, BB dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallim krimi”; dhe për shtetasin MM, për veprat penale “Moskallim krimi” dhe “Mosmarrje masash për t'i dhënë fund gjendjes së paligjshmërisë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE