LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 23:11

E fundit! Krcënohet me jetë deputeti Erald Kapri! I forti i Partisë Socialiste u tërbua sepse zbuloi diçka të cilën do

Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri është përballur së fundmi me kërcënime të marra nga bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës. Ngjarjen e ka bërë me dije kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i cili përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjet thotë se deputeti i tij është kërcënuar me jetë.

“Mos vazhdo më se ndryshe do të ta tregojmë ne!” ky është kërcënimi që ka mbërritur në telefonin e deputetit të Kuvendit, Erald Kapri nga një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste” thotë Agron Shehaj.

Nga ana tjetër, vetë deputeti Erald Kapri e pranon haptazi se është përballur me kërcënime që pas momentit të denoncimit të skandalit në Postën Shqiptare të Durrësit, ku qindra milionë lekë të pensionistëve dhe qytetarëve vulnerabël të qytetit, u zhdukën.

“Denoncova drejtoreshën e Postës në Durrës e cila vodhi 3 milionë euro në thasë plehrash dhe i ka lënë pensionistët pa pensione atje. Ky është i shoqi. Dhe tha ‘mos flisni më për këtë çështje se do ta shikoni!” shprehet Erald Kapri.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare të Durrësit, Elisabeta Mataj e cila akuzohet për zhdukjen e afro 700 milionë lekëve, fonde që do përdoreshin për pensionistët e qytetit bregdetar dhe njerëzit me ndihmë ekonomike. Ndërsa janë lënë në “arrest shtëpie” dy ish-vart?set e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE