LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 21:09

👉 “ÇfarĂ« e çoi njĂ« 40-vjeçar shqiptar tĂ« vrasĂ« ish-tĂ« dashurĂ«n shtatzĂ«nĂ« nĂ« Itali? Historia qĂ« nuk do ta harrosh kurrĂ«â€Šâ€

Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor 2023 në Riese Pio X, kur Vanessa u gjet pa jetë në banesën e saj nga partneri, me plagë të shumta me thikë. Hetimet zbuluan se autori ishte ish-i dashuri i saj, Bujar Fandaj, me të cilin ajo kishte ndërprerë lidhjen në verën e atij viti.


Sipas akuzës, ai hyri në banesë duke hapur një dritare me forcë, dhe më pas e sulmoi brutalisht Vanessën – nënë e një djali 5-vjeçar dhe shtatzënë me partnerin e ri. Pasi e qëlloi tetë herë me thikë, ai u përpoq të arratisej nga Italia, por u kap disa orë më vonë nga karabinierët.

? Lot, britma dhe mallkime në sallën e gjyqit


Vendimi për burgim të përjetshëm u dha pas dy orësh shqyrtim, ndërsa salla shpërtheu në lot. Prindërit e Vanessës ulëritën mes dhimbjes:

“Drejtësia u bë, por ti je i mallkuar për gjithë jetën!”
?‍?? Dënimi maksimal për një akt që tronditi një komb të tërë


Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mohuar paramendimin, rrëfimi fillestar i vetë Bujarit dhe provat e mbledhura nga policia e çuan në dënimin më të rëndë që lejon ligji italian. Ai u përfaqësua nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, por asgjë nuk mund ta shpëtonte nga burgu i përjetshëm.

? Një histori tragjike e dashurisë së kthyer në urrejtje, që përfundoi me dy jetë të humbura: një grua e re dhe foshnja që nuk arriti kurrë të lindte…, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE