
Rrugëtimit të gjatë dhe plot të papritura në “Big Brother VIP Kosova” po i vjen fundi.
Prime-n e djeshëm është kompletuar tabloja e shumëpritur e këtij sezoni, duke zbuluar emrat e banorëve që ia dolën të mbijetojnë deri në fund të kësaj aventure.
Pesëshja që ka prekur finalen dhe do të garojë për çmimin e madh përbëhet nga: Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta.
Me zyrtarizimin e finalistëve, është shpallur zyrtarisht i hapur edhe televotimi më i rëndësishëm i edicionit.
Tashmë fati i banorëve është plotësisht në duart e publikut, i cili përmes votave do të vulosë se cili prej tyre e meriton kurorën e fituesit.
Beteja e fundit dhe shpallja e fituesit të madh do të kulmojë në mbrëmjen spektakolare që do të mbahet më 27 shkurt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
