LAJME / E Enjte 10 Shtator 2026, 15:03

VIDEO VIRALE! Punonjësi i supermarketit shpëton në sekondat e fundit një fëmijë që vrapoi në rrugë

Një video që po bën xhiron e internetit ka kapur momentin dramatik kur një burrë shpëton në sekondat e fundit jetën e një fëmije të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Puebla në Meksikë, ku i mituri i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe vrapoi drejt rrugës, ndërsa aty po kalonin automjete.

Në pamje shihet një burrë me bluzë të zezë, i cili, sipas FOX News, punonte në një supermarket aty pranë. Kur fëmija futet në rrugë, një grua vrapon pas tij për ta kapur, por rrëshqet në momentin e fundit.

Në atë çast, burri reagon menjëherë, nxiton drejt fëmijës dhe arrin ta kapë pak sekonda para se një makinë të afrohet.

Veprimi i tij i shpejtë ka bërë që pamjet të bëhen virale në rrjet.

Sipas raportimeve, supermarketi ku punonte burri e ngriti në detyrë në postin e menaxherit dhe i dha një shpërblim prej rreth 20 mijë pesos.