LAJME / E Enjte 10 Shtator 2026, 14:02

Tre të fuqishmit dalin në mbështetje të “Marshit për Liri”

Tre aktorët e njohur të “Logjikonomisë”, Fisnik Ademi, Granit Uka dhe Agan Asllani, i janë bashkuar thirrjes për Marshin për Liri që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një mesazhi të përbashkët, ata kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”, është mesazhi i përcjellë nga tre aktorët.

Marshi do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, duke nisur nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Thirrjes për pjesëmarrje i janë bashkuar ditëve të fundit edhe artistë, figura publike, veteranë, organizata dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës.