SHOWBIZ / E Mërkurë 15 Dhjetor 2021, 00:12

Zemra e vogël urime/ Poem Blu mbush 1 vjeç, babi Ledri dhe mami Sara e urojnë me dy foto që s’i kanë publikuar më parë

Poem, e vogla e Sara Hoxhës dhe Ledrit mbush sot 1 vjeç dhe prindërit kanë publikuar dy foto nga

dita më e bukur e jetës së tyre. Sara me duart e Ledrit teksa priste të sillte në jetë të bijën, ndërsa

Ledri me Poemën në krah për herë të parë.


Momentet emocionuese nuk janë publikuar më herët prej dy prindërve, ndërsa në vazhdim mbase do

ketë edhe dedikime prej tyre, megjithëse fjalët nuk janë edhe aq në tipin e çiftit të njohur.

Poem është kthyer në një nga fëmijët më të dashur në Instagram që prej ditës kur foto e parë e

saj u publikua. Urimet për të vetëm shtohen, ndërsa festa e parë e ditëlindjes me shumë gjasa do mbahet në vazhdim.

Nderkohe, ‘Me Meriton Mjekiqin’, emisioni më i ri ku i ftuari i parë ishte Ledri Vula. Ledri është njëri ndër reperët më të parë të cilët kanë thyer suksese të padiskutueshme në skenën shqiptare.

Reperi ishte i ftuar për herë të parë në emision, duke bërë zyrtarisht hapjen e sezonit.Freestyle-t e tij lanë të kuptojmë që nuk ka vend për mëdyshje që ai ende është në top formën më të mirë të tij.

Por ajo e cila u vërejtë në Freestyle-in e dytë është një fjali ku Ledri përmend njërën nga ish femrat e tij. ‘Kom loz me kto angels si Kobe për Lakersat’, thotë Ledri në freestyle.Nuk dihet saktë por reperi si duket këtë fjali ia ka dedikuar modeles së njohur shqiptare Angela Martinit.

Kujtojme se te premten e kaluar, Ledri hyri brenda shtëpisë dhe u takua me banorët. Ndërkohë, ai bisedoi pak minuta me të gjithë. Duke e njohur karakterin e Ledrit ai i bëri edhe për të qeshur ata. “Po ju kqyr një shqiptari spo merret me kurgjo tjetër”, tha Ledri teksa banorët ia plasën të qeshurës.