LAJME / E Mërkurë 23 Shtator 2026, 16:04

Banoret evakuohen me urgjence

Një ngjarje e rëndë është evituar në kohë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme pasi një autobot me gaz u aksidentua duke u përplasur me urën e Lizës në Elbasan.

Pas aksidentit u raportua për rrjedhje gazi duke shkaktuar shqetësim dhe panik në zonën përreth.

Prandaj edhe banorët dhe personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes u evakuuan përkohësisht, teksa autoritetet morën masa për sigurimin e perimetrit.

Si pasojë e aksidentit qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd u bllokua, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Më tej pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe sigurimit të zonës, trafiku u zhbllokua dhe qarkullimi vijoi normalisht, si edhe banorët e evakuuar u rikthyen në shtëpitë e tyre.

Ende nuk janë bërë me dije detajet e plota të rrethanave të përplasjes dhe as shkaku i rrjedhjes së gazit, po ashtu nuk dihet identiteti apo gjendja shëndetësore e drejtuesit të autobotit. Pritet që në orët në vijim të jepen më shumë detaje.