
Një surprizë e papritur në Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetin dhe ka hapur një valë dyshimesh mes publikut dhe opinionistëve.
Askush nuk e dinte më parë se Stelina dhe Miri mund të njiheshin që jashtë shtëpisë, por gjithçka ndryshoi pas takimit të fundit të Stelinës me “Motrën e Madhe”.
Gjatë bisedës, kur Ledioni e pyeti motrën e Stelinës se kë kishte përshëndetur nga banorët, ai dukej se po priste të dëgjonte emrin e Kejstit. Por përgjigjja ishte krejt e papritur: u përmend Miri.
Ky moment ndezi menjëherë dyshimet.
“Uau, këtu paska diçka!” – ishte reagimi i menjëhershëm në studio.
Motra e Stelinës shtoi edhe një detaj tjetër që hodhi më shumë benzinë mbi zjarr: Miri qenka ai që shkon më shpesh te dyqani për të dredhur cigaren, një zakon që publiku e lidh menjëherë me Stelinën.
Edhe Ledioni nuk i fshehu dyshimet, duke iu drejtuar opinionistëve me pyetje të drejtpërdrejta, ndërsa në studio u la të kuptohej se mes Stelinës dhe Mirit mund të ketë diçka më shumë se sa thjesht njohje rastësore.
Kjo situatë bëri që shumë të fillojnë t’i japin të drejtë Kejstit, i cili prej kohësh ka lënë të kuptohet se Stelina dhe Miri njihen që nga jashtë.
Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
