LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 22:10

‘Jam hedhur një herë nga pallati’ / Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

Aktivistja dhe influencerja Rexhina Roci, mbështetëse e protestës për rrëzimin e qeveris? Rama, ka denoncuar tre deputete të Kuvendit, Sara Mile, Romina Kuku dhe Zegjine Çaushi, të cilat sipas saj kanë marrë dhe publikuar pa autorizim një video të saj në rrjetet sociale, duke i shkaktuar ngarkesë psikologjike. Roci shprehet se publikimi i materialit ka sjellë një valë komentesh fyese dhe bullizuese ndaj saj, përfshirë edhe mesazhe të rënda që lidhen me një ngjarje personale të së kaluarës, kur ajo ka qenë viktimë e një tentative vetëvrasjeje në moshë të mitur, ku në moshën 13-vjeçare është hedhur nga kati i IV i pallatit, por që fatmirësisht ka shpëtuar.

Sipas aktivistes, deputetet në fjalë kanë lejuar dhe nuk kanë ndërhyrë për të ndalur gjuhën e urrejtjes që është përhapur në komentet e postimeve, duke e rënduar edhe më shumë situatën. Në deklaratën e saj, Roci kërkon ndihmë ligjore për shkak të pamundësive ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe strukturave të krimit kibernetik për të vijuar me kallëzim.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE