LAJME / E Diel 6 Shtator 2026, 14:02

U hodh me kokë në det të cekët, humb jetën 39 vjçari

Një moment argëtimi gjatë pushimeve përfundoi tragjikisht për një 39-vjeçar, baba i tre fëmijëve, në Turqi.

Arif Erman humbi jetën në Alanya të Antalyas, pasi u hodh nga skela e një hoteli në det, pa kuptuar se uji në atë zonë ishte shumë i cekët.Kamerat e sigurisë regjistruan momentet para ngjarjes. Pamjet tregojnë 39-vjeçarin teksa afrohet në skajin e skelës, merr vrull dhe hidhet me kokë në ujë. Në zonë kishte tabela paralajmëruese që ndalonin zhytjen për shkak të kushteve.

Në vend që të përfundonte në ujë të thellë, Erman goditi fundin e detit, pasi thellësia në atë pikë ishte vetëm rreth gjysmë metri

Pas incidentit, punonjësit e hotelit ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar. Një roje bregdetare e nxori 39-vjeçarin nga uji dhe nisi përpjekjet për reanimim, ndërsa në vendngjarje u thirr ambulanca.

Erman u transportua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse në zonën ku ndodhi ngjarja ishin marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Sapanca’dan tatil için Antalya’ya giden 3 çocuk babas? Arif Erman, iskeleden s?? denize atlarken boynunu k?rarak hayat?n? kaybetti. pic.twitter.com/AVfNF7qMeW

— Daktilock (@daktilock) September 5, 2026