
Një 16-vjeçare britanike ka humbur jetën në një “aksident të tmerrshëm” gjatë pushimeve familjare në Republikën Dominikane, ndërsa dy vëllezërit e motrat e saj mbetën të plagosur rëndë.
Abbie Lainton, nga Swindon, ndërroi jetë më 30 korrik, ndërsa motra e saj Carley dhe vëllai Bradley u plagosën rëndë në të njëjtën ngjarje.
Rrethanat e sakta se si tre të rinjtë u vunë në rrezik ende nuk janë bërë të ditura.
Abbie ishte nxënëse e Tanwood School for Performing Arts, ku kishte nisur të merrej me kërcim që në moshë të vogël.
Shkolla e përshkroi 16-vjeçaren si një vajzë që performonte gjithmonë me një buzëqeshje të madhe dhe që kishte krijuar miqësi të forta me bashkëmoshatarët e saj.
“Jemi të gjithë në shok të plotë nga ky lajm zemërthyes. I dërgojmë gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes dhe miqve të saj në këtë moment të paimagjinueshëm”, thuhej në deklaratën e shkollës.
Pas tragjedisë është hapur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve në ndihmë të familjes së Abbie. Fushata ka grumbulluar tashmë më shumë se 5 mijë paund.
Familjarët, miqtë, ish-shokët e shkollës dhe anëtarët e klubit sportiv po i bashkohen homazheve për 16-vjeçaren, duke ndarë kujtime dhe mesazhe në nderim të saj.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e aksidentit që i mori jetën adoleshentes britanike dhe la të plagosur rëndë dy pjesëtarë të tjerë të familjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
