LAJME / E Hënë 10 Gusht 2026, 13:01

Deklarata e Zelensky-t në serbi për Kosovën, deputeti ukrainas bën reagimin e fortë

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Kievi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko, i cili është edhe nismëtari i projektligjit për njohjen e Kosovës në parlamentin ukrainas, e ka cilësuar këtë qasje si një “gabim diplomatik”, ndërsa në rrjetin social X ka publikuar edhe një fotografi nga Prishtina ku shfaqet heqja e sloganit “Free Ukraine” nga “Hotel Grand”.

Megjithë qëndrimin e ekzekutivit, ai ka theksuar se populli ukrainas mbështet pavarësinë e Kosovës dhe është zotuar se do të vazhdojë betejën politike derisa Ukraina ta njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkruan deputeti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE