SHOWBIZ / E Enjte 17 Prill 2025, 17:05

William Levy del nga burgu: Njoha njerëz të rinj në qeli

Ylli i telenovelave meksikane, aktori 44-vjeçar, William Levy ka reaguar për herë të parë pas arrestimit, duke dhënë një deklaratë për mediat, teksa po largohej nga burgu.

Ai pranoi se e kishte tepruar me pijen, por mohoi akuzat se është konfliktuar me dikë.

“Krejt papritur, dikush filloi të debatonte me një djalë tjetër dhe unë u futa në mes, duke e zbutur situatën. Tani jam unë ai që përfundova në pranga.”- tha ai.

Gjithashtu, ai mohoi të jetë treguar agresiv me punonjësit e restorantit ku ndodhej.

“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë gjatë gjithë kohës. Në fund isha unë ai që duhej të largohej.”-tha ai.

Nga ana tjerët ai përshkroi edhe eksperiencën në qeli.

 “Ishte normale. Nuk e di nëse bëra miq të mirë, por takova disa njerëz të rinj.”- u shpreh artisti.

Qilliam pagoi një garanci prej 500 dollarësh për t’u liruar. Ai u arrestua nën akuzë për dehje dhe si pasojë shkaktim të shqetësimit publik. Deri më tani as ish-partnerja dhe as fëmijët e aktorit nuk e kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.