SHOWBIZ / E Enjte 2 Prill 2026, 09:09

Visjan Ukcenaj i del krah Mirit dhe sulmon opinionistët: "Nuk u bën përshtypje kur..." (Foto)

Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” kanë shkaktuar reagime të shumta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj nga personazhe të njohur publikë.

Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka vendosur të mbajë një qëndrim të qartë, duke dalë publikisht në mbrojtje të Mirit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Visjani ka shënjestruar drejtpërdrejt opinionistët e programit, duke i akuzuar ata për standarde të dyfishta në gjykimin e situatave dhe trajtimin e konkurrentëve.

Sipas tij, ata po tregohen thellësisht të njëanshëm në analizat që bëjnë gjatë netëve “Prime”.

Në reagimin e tij të ashpër, aktori vë në dukje kontrastin e qasjes së tyre ndaj veprimeve të Mirit krahasuar me ofendimet që ky i fundit ka marrë vazhdimisht nga banorët e tjerë.

Opinionistëve ju bën përshtypje që Miri lë të nënkuptohet një koment negativ që dëgjoi jashtë, pooor nuk u bën përshtypje kur i thonë Mirit para gjithë Shqipërisë pervers dhe maniak. Opinionista pra jo shaka,” shkruan Visjani me nota të forta ironie.

Ai i referohet drejtpërdrejt situatës ku Miri u kryqëzua për fjalët që solli nga publiku për Selinën, por thekson se askush nuk u tregua po aq i ashpër kur ndaj Mirit u përdorën etiketime tejet të rënda gjatë debateve.

Përtej kësaj, Visjani ka kritikuar edhe faktin që opinionistët po rikthejnë në vëmendje ngjarje të shkuara jashtë shtëpisë për ta rënduar pozicionin e tij në këtë moment të lojës.

Dhe sot i kujtojnë edhe atë që i ka thënë Selinës vjet kur shkonin mirë bashkë.. Hajde opinionista hajde,” përfundon ai postimin e tij në Instastory.

Ky reagim publik i Visjan Ukcenajt vjen në një moment mjaft delikat, pikërisht pas spektaklit ku Miri pati përplasje të forta me produksionin dhe hodhi akuza për favorizime, duke dëshmuar se mbështetësit e tij jashtë po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje dhe padrejtësi të perceptuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE