
Rasti i rëndë i përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë vijon të ndezë debat në rrjetet sociale, ku shumë personazhe publikë kanë zgjedhur të reagojnë.
Së fundmi ka qenë moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka replikuar me një ndjekës në Instagram. Moderatorja publikoi një koment në Instastory në lidhje me rastin Prishtinës, ku një përdorues vinte theksin te veshja e vajzave dhe grave në publik, si ‘fajtor’ për këto raste.. Nga ana tjetër Fjoralba, e cila postoi komentin e tij, shkruante se atij do t’i shkonte më shumë një veshje “burgu ose spitali psikiatrik.”
Por me sa duket postimi i moderatores ka marrë reagim edhe nga ndjekësit e saj. Një përdoruese e ‘Instagram’ ka replikuar në storyn e Fjoralbës, duke rënë dakord me komentin e personit që ajo kishte ndarë, dhe duke ofenduar moderatoren.
“Mos të shkon ty veshja e burgut moj robq**e se mirë e ka ai. Vishu sikur je gati për t’u q** ti e prit mos të ngacmojë njeri.”- shkruan ndjekësja e cila në rrjetet sociale identifikohet si Blerta.

Fjoralba Ponari publikoi mesazhin e ndjekëses, krahas së cilit shkruan: “Në fakt shumë afër sugjerimit edhe litarit në qafë ai aksesor, por do ishte shpëtim për qenie të tilla. Por dhe ti me këto mendime s’je larg injorancës së tij. Ti vlen si njeri më shumë seç të kanë mësuar në këtë jetë.”
Më tej ajo ka bërë një status më të gjatë për ndjekësen dhe për të gjithë të tjerët që mendojnë si ajo, duke shtuar që ajo duhet edukuar dhe riintegruar në shoqërinë moderne.

“Nuk më ofendon fjalori i Blertës, por më brengos shpirtin. Blerta dhe si Blerta për fat të keq ka shumë, citon atë që i është indikuar që në vegjëli. Blerta nuk e di që është e drejta jote të japësh, kur ti dëshiron nga trupi jot… jo të ta marrin me dhunë. Blerta nuk e di që “Jo” do të thotë “Jooo”. Blerta të vë epitetet dhe se ti dashuron në moshë të hershme. Blerta të ndrydh, të bën viktimë dhe të qesh në fytyrë e të thotë e kishe hak. Blerta nesëe do të rrisë vajzë e djalë, një të abuzuar dhe një abuzues potencial. Kur vjen puna për të drejtuar gishin, nuk e di sa faj mund të ketë Blerta sepse ajo është rritur në një familje patriarkale, me toksicitet mashkullor, ku fjain gjithmonë e mban viktima. Blerta vjen në fytyra, emra individe të ndryshë. Blerta duhet edukuar dhe riintegruar në shoqërinë moderne sepse Blerta po aq sa unë dhe ti është pjesë e së ardhmes dhe e ardhmja nuk duhet të jetë kaq e errët.”- shkruan Fjoralba.
