
Aktorja Egla Ceno ka denoncuar publikisht dhe pranë organeve të policisë një mesazh të rëndë kërcënues të marrë vetëm një ditë pasi fali në protestën e
organizuar kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri me dije se nuk trembet nga shantazhet e tilla, ndërsa publikoi përmbajtjen e mesazhit
ku përdorej gjuhë e dhunshme dhe kërcënime të drejtpërdrejta për integritetin e saj fizik.
Në mesazhin e publikuar, autori me iniciale A.S., i cili prezantohet si "komandant special i Forcave Alfa" dhe i stërvitur nga shërbimet sekrete për raste ekstreme,
pretendon se ka marrë forcë mbi rendin dhe lëshon kërcënime eksplicite ndaj aktores lidhur me aktivitetin e saj në protestë: "Keni tre muaj që turbulloni
Shqipërinë… të betohem përpara gjithë popullit shqiptar që do ta mbaj fjalën…".
Pas bërjes publike të këtij rasti, aktorja i është drejtuar zyrtarisht strukturave të policisë për hetimin dhe identifikimin e autorit.
