SHOWBIZ / E Mërkurë 23 Mars 2022, 16:04

Video që po ‘thyen’ rrjetin/ U kap ‘mat’ duke u puthur me Flori Mumajesin, reagon për herë të parë moderatorja e njohur shqiptare

Në  mediat rozë prej dy ditësh po qarkullon me shpejtësi një vide, në të cilën Flori Mumajesi shfaqet duke puthur moderatoren, Liberta Spahiu.

Ata prej kohësh janë aluduar se janë në një lidhje, por duket se ky moment “vendosi pikën mbi i”.

Pak minuta më parë, Liberta ka reaguar lidhur me raportin e tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

“Çka u bë me Florin” ishte njëra nga pyetjet.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj me ironi se Flori është mirë.

“Çka ka me u ban me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, ne fantazi, ne vij krejt cak e pakum”, u shpreh ajo.