SHOWBIZ / E Premte 18 Mars 2022, 02:02

Video/ Pas koncertit në Tiranë, Maluma habit me postimin e tij për shqiptarët

Të hënën e 14 marsit, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti një koncertnë  Tiranë.

Kjo ishte hera e parë që artisti i famshëm nga Kolumbia vinte në Shqipëri, teksa mbi 12 mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër peformancën e tij.

28-vjeçari me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.


Edhe sot ai postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Royalty World Inc (@royaltyworldinc)

“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma me shkrimin: Për historinë”.