Aktorja argjentinase Laura Vignatti, ka prekur ndjekësit e saj me një histori tronditëse të cilën e ka ndarë së fundmi.
Teksa ka publikuar një video në Instagramin e saj, Laura ka rrëfyer mes pamjesH dhe rreshtash të shkruar, se si ish-partneri i saj nga i cili është ndarë 2 vite më parë, e ka dhunuar duke i shkaktuar plagë të rënda fizike.
Në videon e postuar, aktorja kishte miksuar një mori fotosh në të cilat tregonte të nxirat si pasojë e dhunës.
Në foto Vigatti shihet në gjendje të rëndë teksa tregon hundën e thyer, krahët dhe këmbët e mavijosura.