SHOWBIZ / E Diel 15 Dhjetor 2024, 22:10

U arrestua se dhunoi Arbenitën, Fero tregon të vërtetën: Ishim në krevat dhe më kërkoi të sillesha si aktori i “50 hijet e Greit”

Një luftë e hapur mes Feros dhe ish bashkëshortes së tij, modelen Arbenita Ismajli, duket se nuk ka të ndalur. Reperi ka dhënë disa deklarata të bujshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” mbrëmjen e shkuar.

Moderatorja e programit riktheu dhe njëherë sherrin e bujshëm midis çiftit kur aBrenita në atë kohë deklaroi me foto se ishte dhunuar nga ish bashkëshorti i saj Fero. Por sipas Feros kjo nuk qenka diçka e vërtetë dhe situata paska qenë shumë më ndryshe.

Teksa u pyet nga Ester Bylyku mbi arrestimin e Feros në lidhje me akuzat për dhunë dhe urdhërmbrojtjen që Arbenita mori në atë kohë nga gjykata, Fero tha se ajo nuk ishte dhunuar por e kishte kërkuar vetë diçka të atillë. Ai tha se e gjitha erdhi pas një kërkese të Arbenitës që Fero të sillej me të si aktori tek filmi i famshëm “Fifty Shades of Gray”.

Fero thotë se kjo ka qenë një taktikë e Arbenitës pasi ajo përpiqej shpesh kerë që ta inçizonte fshehurazi. Ai thotë se unë mendoja se ajo kishte qef që ta shikonte veten në atë gjendje por ajo të gjitha këto i ka përdorur në gjykatë për të fituar kujdestarinë e vajzës, pretendon Fero.

Ester Bylyku: Është edhe diçka që ne e shohim kudo në internet. Bëhet fjalë për një urdhër mbrojtje që ish-bashkëshortja ka ndaj teje.

Fero Fera: Në Maqedoni?

Ester Bylyku: Po, është një urdhër mbrojtje që ajo ka ndaj teje.

Fero Fera: E ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, kthehem unë në shtëpi. Po të tregoj historinë se pse kam qenë unë në burg. Se edhe në burg kam qenë padrejtësisht. Unë e kam nuhatur se kohët e fundit ajo u mundonte me më inçizuar, tinëz dhe u mundonte me nxjerr fakte. E mësonin motrat e veta, për të më marr bvajzën. Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto I ka ruajtur.

Ester Bylyku: Sigurisht, e dhunuar nga ty.

Fero Fera: Ajo e ka lyp. A je duke më kuptuar? E ka fotografuar veten dhe unë mendova se ka qejf të shikoj veten në atë mënyrë. Gjithsesi, në ditën kritike, unë pasha Allahun, e bëj Allahun be, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj.