LAJME / E Enjte 3 Shtator 2026, 19:07

Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë “pushton” zonën e Shqipërisë…

Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll.

Siç raporton “Top Channel”, Pritet që një grup pune nga Bashkia Korce të evidentojë dëmet. Ky është viti i 6 radhazi që fermerët në Devoll, Korçë, Maliq e Kolonjë dëmtohen nga breshëri dhe në asnjë rast nuk kanë marrë dëmshpërblime.

Fillimisht mbahen procesverbalet nga ana e punonjësve të bashkisë në bashkëpunim me punonjës të drejtorisë së ekstensionit bujqësor.

Me pas dërgohen drejt Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile të cilët asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje pozitive për dëmshpërblim.