
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ditët e gushtit ku thuhet se “pentito” i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nuredin Dumani, ka qëlluar një efektiv policie.
Ky lajm është raportuar së fundmi nga gazetari Elton Qyno, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në mesin e muajit gusht, në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku Dumani goditur fizikisht policin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.
Sipas të njëjtave burime të siguruara nga Qyno thuhet se Sina ka ndërmarrë masa të tjera, duke denoncuar ngjarjen në Policinë e Burgjeve dhe më pas është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.
Sina ishte ngarkuar nga vetë Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve për garantimin e sigurisë fizike të të penduarit, Nuredin Dumani. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve, ndërkohë që priten më tepër detaje sa i përket motivit të këtij konflikti i cili ka përshkallëzuar deri në goditjen e punonjësit të policisë.
