
Gazetari Merin Maçi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Orikum të ndodhur sot në 3 shtator, ku dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin.
Ai tha se në ambientet e hotelit “R….” janë paraqitur tetë makina, mes të cilave edhe një Range Rover, që më vonë është përmbysur në afërsi të Peshkëpisë. Pikërisht këtë automjet e ngiste shtetasi B.M, që më herët ka bërë dhe karrierë politike. Gazetari shpjegoi me hollësi dinamikën e gjithë ngjarjes.
“Nga ky automjet kanë dalë dy vëllezër, që janë arrestuar dhe dy persona të tjerë. Në hotelin “R” kanë hyrë 18 persona. Sapo kanë hyrë në ambientet e lokalit, kanë qëndruar të ulur pak minuta me pronarin e lokalit dhe tonet janë ngritur. Ka pasur shtyrje dhe përplasje mes palëve. B.M ka qëlluar gjithashtu pronarin e hotelit. Kemi dhe një personazh të përfshirë në ngjarje dhe të shpallur në kërkim, që ka pasur karrierë dhe politike.
Policia dyshon se nga përplasja mes grupeve një person është plagosur dhe ai person nuk ka marrë as ndihmë mjekësore. Janë ndjekur nga policia, sepse biznesmeni V.B ka marrë në telefon policinë, pasi është ndjerë i kërcënuar. Menjëherë është përgjigjur policia dhe brenda në mjet është gjendur një armë zjarri. Po ashtu është gjetur edhe një Audi A8, që dyshohet se i përket grupit të L.M. Dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë një pronë në Palasë”, tha Maçi.
Një ngjarje e rëndë kriminale u regjistrua në Vlorë gjatë ditës së sotme. Një grup personash dyshohet se i vendosën gjobë 5 milionë euro një pronari të një hoteli. Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar pas ndjekjes 5 persona dhe shpallur në kërkim 6 të tjerë.
