LAJME / E Enjte 3 Shtator 2026, 23:11

E rëndë! Lorenc Vangjeli: Edi Rama i përfshirë kokë e këmbë në ngjarjen në Vlorë! Cfarë ka bërë ai

Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar mbrëmjen e sotme përplasjen e ndodhur të enjten në Radhimë në hotelin e biznesmenit Vasil Bedinaj.

Sipas Vasilit, deklarata e policisë së Vlorës që flet për një gjobë prej 5 mln eurosh të vënë ndaj biznesmenit Bedinaj nga biznesmeni Luan Muça lë vend për interpretim, pasi konflikti mes tyre është për një çështje pronësie, të cilën siç tha do të duhej të kishte zgjidhur shteti.

Sipas Vangjelit, shkaktar kryesor i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë është qeveria. Sipas tij, kryeministri Edi Rama erdhi “në pushtet me premtimin për zgjidhjen e çështjes së pronave, nuk arriti t’i jepte një zgjidhje, madje e përkeqësoi në një drejtim, pasi konfliktet e pronësisë janë zhvendosur në bregdet. Në Vlorë vetëm fati shmangu tragjedi edhe më të rëndë”.

“Është çështje pronësie. Dy qytetarë, dy biznesmenë që ushqejnë dhjetëra familje dhe paguajnë taksa, dhe ky shtet i ka lënë jetimë në fatin e tyre. Në gjykimin tim, njëri më shumë se tjetri, kanë një konflikt. Si do të zgjidhet? Shteti duhet të zgjidhë konfliktet e individëve, konkretisht sistemi i drejtësisë.

Edhe Edi Rama, që 13 vjet më parë erdhi me premtimin për zgjidhjen e çështjes së pronave, nuk arriti t’i jepte një zgjidhje, madje e përkeqësoi në një drejtim, pasi konfliktet e pronësisë janë zhvendosur në bregdet. Në Vlorë vetëm fati shmangu tragjedi edhe më të rëndë.

Biznesmenët, njërin prej të cilëve e njoh, është jashtë logjikës… njerëzit më dhanë shumë më tepër të dhëna se policia. Policia nuk flet me metafora (lidhur me gjobën 5 mln euro). Ka një marrëdhënie shumë më të thellë mes tyre.

Kur dikush merr statusin e investitorit strategjik, këto probleme i merr përsipër shteti, që do të duhej t’i dilte për zot problematikave të pronësisë. Njërin nga biznesmenët e njoh. Mund të ketë bërë 1001 gjëra, por nuk është gjobëvënës”, tha Vangjeli në emisionin Now në Euronews Albania.