LAJME / E Enjte 3 Shtator 2026, 22:10

“Sherri” për 350 mijë m² në Dhërmi? Si lidhet "problemi" në Vlorë me Ergys Agasin, Visin e Pojës, Keçkën, Bedinajn dhe Luan Muçën, kush i prishi grupet?

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al pretendon se pas konfliktit mund të qëndrojë një mosmarrëveshje shumë më e madhe, e lidhur me pronësinë dhe zhvillimin e rreth 350 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Dhërmiut.

Denoncimi përmend emrat e disa personave, mes tyre Ergys Agasi, si dhe persona të identifikuar vetëm me emër ose nofkë si Visi i Pojës  

Për të përcaktuar se çfarë po zhvillohet realisht në këtë territor, duhet të bëhen publike leja e ndërtimit, vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, subjekti përfitues, zhvilluesi, pronarët e truallit, numrat e pasurive dhe zinxhiri i transaksioneve.

Në shkurt të 2021 komiteti i investimeve strategjike miratoi kërkesën e kompanisë delta për ndërtimin e një resorti me 440 dhoma në një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë për fazën e parë të projektit.

Fillimisht parashikohet të ndërtohen 29 vila. Më pas do ndërtohet i hotelit me 5 yje i cili do të ketë 245 dhoma.

Në një sipërfaqe tjetër do ndërtohen vila të tjera, apartamente dhe njësi shërbimi.
Kompania Delta është e njohur në shitjen e hidrosanitareve dhe pllakave.

Në total vetëm në bregdetin e jugut u janë dhënë rreth 1.3 milion metra katrore tokë shtetërore investitorëve strategjik.

Bregdeti i jugut është zona ku janë fokusuar biznesmenët. Për të përfituar favorizime në pronë shtetërore dhe infrastrukturë ata marrin titullin investitorë strategjikë.

Një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë në bregdet nuk mund të kalojë nga pronë shtetërore në truall ndërtimi pa lënë pas një zinxhir të gjatë aktesh administrative, hartash kadastrale, kontratash, vendimesh dhe firmash zyrtarësh.

Policia konfirmoi se njoftimi ishte marrë rreth orës 11:30 dhe se pas ngritjes së pikave të kontrollit një automjet me tre persona u aksidentua gjatë largimit. Brenda automjetit u gjet edhe një armë zjarri. Hetimet për rrethanat dhe personat e përfshirë vijojnë. Njoftimi i raportuar i Policisë?

Raportimet e mëvonshme flasin për shoqërimin e pronarit të “Deltës”, Luan Muça, dhe të disa personave të tjerë. Kjo rrethanë përkon me referencën që denoncuesi bën për një pronë pranë “Deltës”, por përputhja nuk përbën provë se konflikti lidhet me tokën e pretenduar.

Në mesazh thuhet se ngjarja nuk lidhet me një gjobë të zakonshme, por me ndarjen e një pasurie të përfituar në mënyrë të paligjshme. Përdoren gjithashtu përcaktime për grupe nga Durrësi, Elbasani dhe Fieri, por pa u paraqitur prova dokumentare që të vërtetojnë ekzistencën e një bashkëpunimi kriminal mes tyre.

Dokumentet që duhet të sekuestrohen

SPAK-u dhe Prokuroria duhet të verifikojnë:

Kadastra e Vlorës duhet të bëjë publike nëse sipërfaqja ka qenë pronë shtetërore, kur ka ndryshuar statusi i saj dhe cilët zyrtarë kanë certifikuar dokumentacionin. Agjencia e Zhvillimit të Territorit duhet të sqarojë nëse ekziston leje ndërtimi, në emër të cilit subjekt është lëshuar dhe cilat parcela përfshin.