SHOWBIZ / E Enjte 3 Gusht 2023, 18:06

Tom Cruise kërkon shans të dytë nga Sofia Vergara

Pas ndarjes se aktores, ylli i Hollivudit synon ribashkimin

Tom Cruise dëshiron të ribashkohet me aktoren, Sofia Vergara e cila u nda nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello muajin e kaluar. Të dy patën një romancë të shkurtër me njëri-tjetrin në vitin 2005 dhe ky mesa duket është rasti ideal që t’i afrohet brunes bukuroshe.

Cruise shpesh ndihej fajtor që i dha fund romancës me Vergarën dhe nisi më pas një romancë me Katie Holmes në vitin 2006. Ylli i Mission Impossible e tërheq bukuria dhe suksesi e Sofjës. Aktori i njohur është i bindur që të dy do të ishin çifti më i ri i Hollivudit.