SHOWBIZ / E Diel 22 Shkurt 2026, 18:06

Të qeshur e të gëzuar/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shihen bashkë në një festë private

Sara Hoxha dhe Erik Fullani po shijojnë në maksimum romancën e tyre, duke zgjedhur me vetëdije që këtë fazë të bukur ta mbajnë diskrete dhe larg zhurmës së tepruar mediatike.

Çifti i njohur i showbizit po kalon kohë mjaft cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe mbrëmjen e kaluar kanë festuar së bashku në një ditëlindje të përbashkët.

Siç ka bërë shpesh në daljet e fundit, Sara u tregua hermetike në rrjetet sociale, duke u rezervuar maksimalisht dhe duke mos ndarë asnjë imazh apo video nga eventi.

Megjithatë, prania e saj krah Erikut u konfirmua nga një moment spontan i publikuar nga vetë ai. Gjatë festës, Eriku ka realizuar një video selfie me shumë stil, duke shijuar atmosferën pranë këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte për të ftuarit.

Pikërisht në këtë video, Eriku ka kapur në plan edhe Sarën, e cila shfaqet në sfond vetëm pak hapa larg tij. Ky detaj tregon qartë se dyshja janë të pandashëm dhe po e shijojnë raportin e tyre në qetësi.

Kjo dalje vjen gjithashtu në një periudhë kur Eriku ka theksuar në intervista dëshirën e tij për t’u bërë një familjar i përkushtuar dhe për të organizuar një dasmë madhështore.

Edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar me deklarata të bujshme, pamjet dhe afërsia e tyre flasin qartë se marrëdhënia është e konsoliduar dhe po ecën me hapa të sigurt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE