
Një moment shumë emocional ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP, kur këngëtarja e njohur Violeta Kukaj hyri në shtëpi për të surprizuar banorin Mali . Takimi mes tyre ishte tepër i ngarkuar me emocione dhe Mali nuk i mbajti dot ndjenjat, duke e përqafuar fort ndërsa në fytyrën e tij dukej qartë gëzimi dhe mallëngjimi.
Atmosfera u bë edhe më e ndjeshme kur Violetës iu drejtua një pyetje shumë delikate: çfarë mendimi kishte për situatën e Malit, i cili më herët kishte refuzuar të takonte babain e tij gjatë një surprize në shtëpi.
Në atë moment, Violeta ndryshoi menjëherë qëndrim dhe u bë serioze. Pyetja iu përsërit dy herë, por ajo zgjodhi ta anashkalojë dhe të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, gjë që u vu re menjëherë edhe nga publiku.
Shumë shikues prisnin me padurim një reagim nga ajo, por situata dukej tepër e ndjeshme. Në fund të fundit, është një moment që prek këdo: të mendosh për një djalë që nuk takon babain e tij është një situatë e vështirë dhe që të dhemb shpirtin.
Ndërkohë, momenti i takimit mes Violetës dhe Malit mbeti një nga skenat më emocionale të mbrëmjes në Big Brother VIP, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
