
Rogert Sterkaj ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale, këtë herë duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ledion Liços.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar disa deklarata kritike ndaj moderatorit, duke mos i kursyer akuzat dhe ironitë.
“Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”, shkruan Rogerti në një prej postimeve të publikuara.
Por ai nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër reagim, Sterkaj e cilëson Liçon “fake” dhe pretendon se sjellja e tij përpara publikut ndryshon nga ajo prapa mikrofonit.
“F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”, shkruan ndër të tjera ish-banori.
Nuk dihet çfarë e nxiti Rogertin për të bërë këto deklarata ndaj moderatorit Ledion Liço, megjithatë, kujtojmë se pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 5, në studion e spektaklit, Rogerti pati disa përplasje me Ledionin.
