
Një pamje e pazakontë nga Atika Perëndimore në Greqi ka bërë xhiron e rrjetit pas zjarreve të mëdha që përfshinë zonën.
Mes pemëve të djegura dhe tokës së nxirë, një kishëz e vogël kushtuar Kryeengjëllit Mihail u gjet pothuajse e paprekur.
Në videon që ka marrë mbi 2 milionë shikime në 24 orë, një motorist afrohet i emocionuar dhe tregon se jo vetëm ndërtesa kishte shpëtuar, por edhe pemët pranë saj kishin mbetur të gjelbra.
Brenda, ikonat dhe objektet fetare dukeshin të padëmtuara.
Për shumë besimtarë, pamja u përjetua si një mrekulli mes shkatërrimit
