SHOWBIZ / E Premte 17 Prill 2026, 20:08

"Si ajo e Luiz Ejllit..."/ Nesër do të kemi martesë në finalen e BBVA 5?!

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5” po ndihen kudo, dhe zbulimet e fundit vetëm sa e kanë shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të ndodhë nesër mbrëma.

Së fundmi, Elton Tozaj, gjatë një interviste për “Klan Kosova”, ka ndarë disa detaje mjaft intriguese dhe ekskluzive, duke u ndalur veçanërisht tek ajo që produksioni ka rezervuar për finalisten Selin.

Sipas Tozajt, surprizat për të do të jenë në përmasa të mëdha, duke përfshirë jo vetëm njerëzit e saj më të shtrenjtë, por edhe një hap shumë të rëndësishëm profesional që e lidh me televizionin.

“Selin ka një super surprizë ku është e përfshirë e tërë familja. Do të ketë edhe një ftesë për të qenë pjesë e familjes së Top Channel…” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se asaj mund t’i ofrohet një projekt i ri televiziv.

Por, deklarata që ka ndezur vërtet rrjetin dhe ka ngritur dyshimet për një spektakël të paprecedentë, është aludimi i tij për një ceremoni brenda shtëpisë.

Duke iu referuar raportit të saj me Gimbon, Tozaj bëri një paralelizëm me një nga ngjarjet më ikonike të edicioneve të kaluara: “Kam përshtypjen që ka diçka të tillë, një martesë siç ndodhi midis Kiarës dhe Luizit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE