LAJME / E Martë 8 Shtator 2026, 12:12

E bujshme! Bossi i i famshën shqiptar filmoi në hotelin e tij moderatore, gazetare dhe vajza të show biz duke fjetur me të

Një figurë e krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale, i niohur për frekuentimin e lokaleve të shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale shantazhuese për disa moderatore, ish mise dhe modele shqiptare, madje edhe për disa gazetare.

Personazhi kontrovers ka mësojet se krijuar një ‘koleksion’ videosh intime me protagoniste disa vajza të ashtuquajtura VIP dhe vajza jo të njohura, të cilat kanë ndarë shtratin me figura të krimit, në këmbim të ‘respektimit’ me shuma parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, por edhe të interesave të tjera.

Filmimimet janë bërë kryesisht në hotelin e trafikantit të drogës në Tiranë, i sekuestruar nga SPAK, në të cilin besohet se kishte vendosur kamera në vende të padukshme. Hetuesit kanë konstatuar një sistem të fshehtë monitorimi dhe regjistrimi në dhomat e hotelit, të ngjashëm me skenarët e filmave me personazhë të fiksuar dhe me çrregullime mendore.

Në disa raste, disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video intime, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre. Materialet janë ruajtur nga personazhi në fjalë, i cili disa prej tyre i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.

Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera. Por, shumica e vajzave dhe grave që mund të kenë pasur një raport me trafikantin apo që kanë frekuentuar hotelin e tij, janë filmuar pa dijeninë e tyre.

Krahas aktivitetit kriminal si trafik droge, pastrim parash, armëmbajte pa leje, korrupsion etj., figura e krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK, dyshohet se shantazhon dhe përndjek me materiale kompromentuese disa vajza të show hiz-it, moderatore, gazetare etj., ndërsa përndjek disa prej tyre me monitorime, fotografim, telefonata, hapje adresash anonime, letra, montazhe denigruese dhe kërcënime.

Ndërsa strukturat e Polisicë së Shtetit janë angazhuar në bazë informacioneve për t’a lokaziuar dhe arrestuar bashkë me personat që i ofrojnë ndihmë, SPAK pritet të shtojë akuzat ndaj tij si përndjekje, shantazh dhe cënim të jetës private.