SHOWBIZ / E Enjte 5 Janar 2023, 21:09

Shpërthen Olta: Do marr valixhet, do iki

Debatet në mes të Oltës dhe banorëve të tjerë në Big Brother VIP Albania, po bëhen të shpeshta.

Olta së fundmi, ka pasur një debat të ashpër edhe me Gentin,

E për këtë, i ka thënë Amosit se nëse situata e saj me Gentin nuk merr një zgjidhje pa u agravuar më tej, zgjidhja do mbetet largimi i një prej të dyve.

Ajo tha se ishte gati të ikte nëse batutat ironike nga Genti vazhdonin.

“Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet!”, tha ajo.