LAJME / E Hënë 21 Shtator 2026, 14:02

Momente paniku ne vend, autobuzi merr flake

Një autobus turesh turistike përfshihet nga flakët në motor, në zonën e kthesave të Qafë Thanës pak momente më përpara.

Drejtuesi i Autobusit me pasagjerë ka konstatuar në ngjitje se motori i mjetit po nxirrte tym dhe ka hapur krahun duke zbritur menjëherë të gjithë pasagjerët e tij.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve të MZSH Pogradec ka bërë të mundur që të shmangej djegia e autobusit, në kohën e duhur ata kanë mundur të stabilizojnë situatën.

Në vendngjarje mbërriti edhe policia rrugore për të hetuar shkaqet e rastit.