Një ndër çiftet më të komentuara të vitit, Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez i ka dhënë fund përfundimisht martesës së tyre me një vendim të Gjykatës së Milanos në datën 12 dhjetor.
Fedez ka ndarë disa story në Instagram teksa ka bërë gjithë rrjetin të mendojë së janë dedikime për ish-bashkëshorten e tij. Në storyn e parë ai kishte publikuar nga pasazh nga kënga e njohur e Tom Odell “Another Love”. “Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër. Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër”, janë vargjet e publikuara nga Fedez.
Ndërkohë një story pasues mbante një shkrim në italisht ku ndër rreshta të përcjell ndjeën e melankolisë dhe të mallit për një dashuri të humbur.
“Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty. Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes”, shkruan Fedez.
Nuk dihet nëse këto janë një dedikim apo pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor. Kujtojmë që Chiara dhe Fezez kanë qenë të markuar prej 6 vitesh ndërsa martesa e tyre mori fund vetëm pak muaj më aprë. Ata filluan të jetonin të ndarë dhe më pas e bënë publike faktn që martesa e tyre kishte mbaruar.
Nga kjo martesë çifti ka dy fëmijë të cilët gjykata i ka lënë nën kujdestarinë e Ferragni. Ata kanë deklaruar dhe më parë që martesa e tyre është mbyllur paqësisht dhe gëzojnë një respekt makimal për njëri-tjetrin.
Gjatë kësaj kohe Fedez është parë në shoqërinë e disa vajzave ndërsa Chiara ka qenë më e rezervuar përsa i përket jetës personale deri në momentin që u bë publike lidhja e saj me Giovanni Tronchetti Provera.