SHOWBIZ / E Enjte 26 Mars 2026, 10:10

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldos nga BBV: Nuk jemi ende gati si...

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale pas daljes së Stenaldo Mëhillit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Përmes një postimi, ajo shprehu keqardhjen për eliminimin e tij, duke theksuar se ai ishte fituesi ideal për këtë edicion.

Sipas artistes, mesazhi dhe shembulli i Stenaldos ishin të nevojshëm për publikun, por ajo theksoi me nota kritike se shoqëria ndoshta nuk e vlerësoi sa duhet këtë figurë: “E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket.”

Gjithashtu, Vesa ka vlerësuar produksionin e formatit dhe Top Channel për hapësirën që i dhanë një historie kaq frymëzuese.

Ajo u shpreh se përfshirja e Stenaldos i dha mundësinë publikut të shihte nga afër se si vullneti i palëkundur dhe dëshira për të jetuar mund të tejkalojnë çdo sfidë.

Ky qëndrim i këngëtares ka gjetur mbështetje të gjerë tek ndjekësit dhe fansat e programit, të cilët kanë ndarë të njëjtin mendim për ndikimin e thellë dhe pozitiv që Stenaldo solli gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE