LAJME / E Mërkurë 9 Shtator 2026, 19:07

Ngjarje e rende ne shtetin me mijra shqiptare

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut vritet me armë në Berlin, autorët ende në arrati

Një 27-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut është vrarë me armë zjarri në Berlin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në lagjen Neukölln, ku ndaj tij u qëllua disa herë me armë dhe ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Viktima raportohet të jetë M.Mahmuti, 27 vjeç, nga fshati Radushë i Tetovës.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia dhe prokuroria gjermane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit dhe motivit të vrasjes.