
Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure nga Greqia pasi është ndarë nga jeta këngëtari Giorgos Mazonakis, i cili dha frymën e fundit në moshën 54-vjeçare në Spitalin Elpis. Mediat greke shkruajnë se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.
Paraprakisht thuhet se Giorgos Mazonakis u dërgua në Spitalin Elpis me ambulancë ku mjekët e shpallën të vdekur. Ai u transferua në Elpis nga një klinikë private në Kolonaki, ku ishin bërë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Një kateter venoz ishte vendosur në klinikën e tij, në një përpjekje për ta shpëtuar. Por fatkeqësisht mjekët nuk e rikthyen dot në jetë dhe kështu e shpallën të vdekur.
Giorgos Mazonakis, lindi më 4 mars 1972 në Nikea. Ai u rrit në Athinë dhe është me origjinë nga Sitia e Kretës. Ai filloi të performonte profesionalisht në adoleshencë dhe që nga fillimi i viteve 1990 filloi të hartonte rrugën e tij në këndimin grek.
Me një zë të veçantë, një stil personal unik dhe një prani të fortë në jetën e natës, ai u bë një nga këngëtarët më të njohur grekë, me një diskografi të konsiderueshme dhe shumë suksese.
