
Pas përjashtimit të papritur të Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, produksioni ka thyer heshtjen duke publikuar promon zyrtare të spektaklit të së shtunës, e cila premton të zbulojë të gjitha të vërtetat dhe arsyet e këtij vendimi drastik.
Videoja e publikuar nis pikërisht me pyetjen që po mundon të gjithë publikun dhe rrjetin: “Përse u përjashtua Kristi?”.
Përgjigjja e plotë dhe pamjet që çuan në Zarf të Zi janë lënë për t’u zbuluar gjatë transmetimit live.
Spektakli i së shtunës në orën 21:00 nuk do të fokusohet vetëm tek skualifikimi. Promoja paralajmëron edhe disa ngjarje të tjera mjaft të forta:
Kutia e Pandorës: Për herë të parë këtë sezon, banorët do të përballen me përmbajtjen e Kutisë së Pandorës”.
Lot dhe emocione për Rogertin: Ai pritet të ketë një takim shumë prekës, teksa në video dëgjohet duke qarë dhe duke përmendur djalin e tij.
Krisja Brikena-Mateo: Do të trajtohet gjithashtu thellimi i krisjes së marrëdhënies mes dyshes, e cila duket se po shkon drejt një përplasjeje përfundimtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
