SHOWBIZ / E Premte 17 Prill 2026, 14:02

Pse ke dështuar në jetë, ke përfunduar keq?”/ Rozana Radi i bën pyetjen e papritur Rogertit! Ai nuk gjen më qetësi…

Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania mori një energji krejt tjetër kur figura të njohura të ekranit u futën si vizitorë për të surprizuar banorët.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, e cila nuk e pati aspak problem të trazonte ujërat, veçanërisht me një nga protagonistët më të përfolur të këtij edicioni, Rogert Sterkajn.

Rozana dukej se e kishte shënjestruar qartë, duke i drejtuar atij pyetjen epike ballë për ballë: “Pse nuk je bërë strateg në jetën tënde? Pse ke dështuar dhe ke përfunduar keq?”

Edhe pse banori u përpoq të justifikohej me përgjigje diplomatike për të shmangur këtë etiketim, vizitorja ia preu shkurt duke i thënë se kur të bëhet strateg në jetë, atëherë do të bëhet edhe në lojë.

Kjo përballje ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur një valë të madhe reagimesh, me publikun që është rreshtuar totalisht në krahun e Rozanës.

Në rrjetet sociale, komentet janë të mbushura me mbështetje masive për të, duke e përgëzuar për mënyrën e drejtpërdrejtë se si e “zbërtheu” banorin.

Ndjekësit shkruajnë se me vetëm një pyetje ajo arriti të thotë atë që shumë mendojnë jashtë, duke vënë në dyshim (mos)suksesin e lojës së tij.

E në fakt, duket se kjo batutë e ka goditur vërtet në shenjë Rogertin.

Pyetja e Rozanës i ka mbetur në mendje aq shumë, saqë pasi mysafirët u larguan nga shtëpia, ai nuk po gjente dot qetësi dhe ka vazhduar ta diskutojë gjatë këtë moment me Mirin.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të treguar se është i pathyeshëm dhe llogaritës i ftohtë, ky moment dëshmoi qartë se opinionet e drejtpërdrejta nga jashtë kanë arritur të lëkundin thellë sigurinë e tij, pikërisht tani që gara po shkon drejt fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE