SHOWBIZ / E Enjte 13 Korrik 2023, 01:01

Postimi emocionues, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj na tregojnë sfidat e një lidhjeje në distancë

Lidhjet në distancë shoqërohen gjithnjë me sfida, por dashuria tejkalon gjithçka.

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po jetojnë romancën e tyre herë larg e herë afër njëri-tjetrit. Angazhimet profesionale kanë bërë që javët e fundit Elhaida të udhëtojë shumë për muzikalin e saj “Notre Dame de Paris” dhe ndodhet aktualisht në SHBA, kurse balerini në Tiranë.

Me kilometra të tëra larg, sigurisht zemra e këngëtares është te Lediani. Ajo ka ndarë një foto të tyre nga “Dancing with the Stars’ në Instagram dhe shkruan: “Ende personi që më mungon më shumë është ai”. Teksa e ka ripostuar, balerini shton: “Edhe ti më mungon”.