
Largimi i papritur i Enxhi Nasufit nga programi i mëngjesit në “Top Channel” u shoqërua me një sërë thashethemesh në rrjet, ku aludimi më i rëndë ishte ai për një përplasje fizike me bashkë-prezantuesen e saj, Neada Muça.
Pas një periudhe heshtjeje, Enxhi ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i”. E ftuar në emisionin “Me prit të dielën” përballë moderatorit Ermal Peçi, ajo është pyetur drejtpërdrejt nëse publiku duhet të dijë të vërtetën rreth këtij “sherri” të përfolur.
Enxhi e ka mohuar kategorikisht të ketë pasur dhunë, duke treguar se këto lajme e kanë prekur: “E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje.”
Megjithatë, mungesa e një përplasjeje fizike nuk do të thotë se gjërat mes dy ish-kolegeve janë paqësore. Kur moderatori e ngacmoi duke e pyetur nëse sot komunikon apo qoftë edhe nëse e përshëndet Neadën po të rastisnin në të njëjtin ashensor, përgjigjja e Enxhit ishte e prerë: “Jo.”
Ajo e argumentoi këtë qëndrim të ftohtë duke zbuluar edhe arsyen e krisjes mes tyre: “Për një arsye shumë të thjeshtë: unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë.”
Me këtë deklaratë, ajo ka lënë të kuptohet se nga ana e ish-koleges ka pasur mungesë sinqeriteti dhe komunikimi të drejtpërdrejtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
