SHOWBIZ / E Premte 20 Shkurt 2026, 14:02

Përjashtohet Kristi, shpërthen Erik Lloshi ndaj produksionit të BBVA: Atij ia bëtë këngën, mua as ma vendosët në shtëpi!

Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është “shpërthimi” i ish-banorit të këtij sezoni, këngëtarit Erik Lloshi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Eriku nuk i ka kursyer “kunjat” dhe akuzat e forta drejt produksionit, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një padrejtësi dhe pabarazi të madhe në vlerësimin e artistëve.

Ndërsa ka ripostuar njoftimin zyrtar të përjashtimit të Kristit, Eriku e ka nisur reagimin me një ironi: “A thua përfundimisht??”.

Më pas, ai ka zbrazur dufin për faktin se Kristit iu dha hapësirë absolute të promovonte këngën e tij, madje duke arritur të realizonte edhe një projekt të dytë brenda mureve të shtëpisë.

Nga ana tjetër, sipas Erikut, këngët e tij jo vetëm që nuk u promovuan në spektaklet “Prime”, por as nuk u vendosën si sfond muzikor gjatë ditës në shtëpi.

Në rregull është Kristi, një bajame tjetër e bëri. Ne që kemi nga 20 vjet skenave dhe i rritur në Top Channel, as këngën te shtëpia s’e vënë, se për ta prezantuar në Prime s’bëhet fjalë,” – ka shkruar Eriku i revoltuar.

Ky reagim tregon një zhgënjim të thellë të këngëtarit, i cili ndihet i anashkaluar pavarësisht karrierës së tij 20-vjeçare, përballë hapësirës që produksioni u ofron personazheve që sapo kanë nisur të eksperimentojnë me muzikën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE