
Debatet rreth prapaskenave të finales së “BBVA 5” po vazhdojnë me tone të ashpra.
G-Bani ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj produksionit, duke goditur këtë herë drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço.
Pasi Ledioni ndau në rrjetet sociale një pasazh dedikuar dashurisë (të marrë nga Bibla, konkretisht 1 Korintasve 13:4-13), reperi nuk ka kursyer ironinë duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe përdorim të këtyre citateve vetëm për interes imazhi.

Në postimin e tij thuhet: “Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën. Lije 1 e Korintasve 13:4-13 po tregoju njerëzve si guxove të mos i japësh Mateos të paktën çmimin e 2të, veç për atë momentin televiziv të “çiftit” që vetë i dhatë zë e vetë e prishët.”
Kjo deklaratë shton edhe më shumë akuzat për skenarë të paracaktuar dhe manipulim të rezultatit final, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
