
Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar publikisht pas përjashtimit të tij të bujshëm nga roli i opinionistit në emisionin “Për’puthen”.
Kujtojmë se vendimi drastik i produksionit erdhi pasi ai puthi në buzë një konkurrente të programit, veprim ky i bërë kundër dëshirës së saj.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, pamjet e së cilës po qarkullojnë kudo në rrjet, Vasili ka zgjedhur të theksojë atë që ai e konsideron si një standard të dyfishtë.
Ai ka ironizuar drejtpërdrejt moderatoren e emisionit, Megi Pojani, të cilën gjatë fjalës së tij e etiketon me nofkën ironike “shoqja Lenka”.
Aktori theksoi se, ndonëse vetë vajza e përfshirë në incident e kishte pranuar faljen e tij, ishte moderatorja ajo që e bëri situatën të dukej edhe më e rëndë me qëndrimin e saj publik.
“Vajza tha po, unë e pranoj ndjesën e Laertit… shoqja Lenka mori pozicion dhe tha ne distancohemi, promovojmë vlerat. Pra unë qenkam një antivlerë, m’u duk vetja si plehrë,” – shprehet ai i zhgënjyer nga ky reagim.
Por, pjesa më thumbuese e deklaratës së tij ishte rikujtimi i një momenti të mëparshëm nga vetë moderatorja.
Vasili i kujtoi Megit faktin që pak kohë më parë, edhe ajo vetë kishte puthur një tjetër konkurrente femër në buzë brenda të njëjtit program, dhe asokohe askush nuk e bëri problem.
Ai theksoi me ironi se kur “shoqja Lenka” u puth me “shoqen Tefta”, çdo gjë ishte normale dhe askush nuk doli të fliste për “vlera” apo ta gjykonte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
