
Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, ka surprizuar publikun me një vendim të papritur — ajo ka shpallur kandidaturën e saj të pavarur për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë.
Lajmin e bëri vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehej entuziaste për këtë fazë të re të jetës së saj:
“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë. Një rrugëtim i ri, me shumë dashuri për qytetin tim dhe njerëzit e tij”, shkroi ajo.
Ky vendim vjen vetëm pak muaj pas pjesëmarrjes së saj në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, ku gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, aktorja “i lexoi filxhanin” duke i parashikuar fitoren në zgjedhje — një moment që u bë viral në rrjet.
Por këtë herë, Disha ka zgjedhur të garojë e pavarur, pas dorëheqjes së Tërmet Peçit nga drejtimi i Bashkisë Tepelenë për të marrë mandatin e deputetit.
Ky hap i ri në karrierën e saj vjen edhe pas një periudhe të tensionuar me televizionin MCN, ku Disha akuzoi publikisht drejtuesit e emisionit për presione dhe mosdhënie pagash, çka çoi në largimin e saj përfundimtar nga ekrani.
Publiku e njeh Delindën nga rolet e saj humoristike në spektakle si “Portokalli” dhe “Duplex”, ku interpretoi personazhe të dashura si gruaja e çiftit të lumtur apo vajza nga Peqini. Tashmë, ajo duket e vendosur të provojë një tjetër skenë — atë të politikës lokale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
