SHOWBIZ / E Mërkurë 1 Prill 2026, 09:09

Panik në 5 të mëngjesit” – Pranku i 1 Prillit që goditi fort Mateon , Brikena u largua nga Big Brother Vip Albania VIDEO)

Një moment që nisi si shaka për 1 Prillin përfundoi duke shkaktuar emocione të forta brenda shtëpisë së Big Brother.

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5, Shëndriti së bashku me Brikenën vendosën t’i bëjnë një prank Mateos, duke e zgjuar nga gjumi me një “lajm bombë”.

Shëndriti i tha se Brikena ishte larguar nga shtëpia, duke e bërë situatën të dukej sa më reale. I sapozgjuar dhe i hutuar, Mateo e mori shumë seriozisht këtë informacion dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

Ai u duk i tronditur dhe i mërzitur, duke menduar se Brikena kishte lënë përfundimisht garën. Për disa momente, situata u bë e rëndë emocionalisht, derisa u zbulua se gjithçka ishte vetëm një shaka për 1 Prillin.

Momenti ka bërë xhiron e rrjetit, pasi reagimi i sinqertë i Mateos ka prekur dhe njëkohësisht ka argëtuar publikun,, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE