
Siç u bë e ditur pak ditë më parë, këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, pasi janë në pritje të fëmijës së parë së bashku. Çifti tashmë ka ndarë me publikun lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër të një djali, duke emocionuar ndjekësit e tyre.
Së fundmi, Eronita ka ndarë në Instastory një moment mjaft të veçantë dhe plot ndjenja, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Në qendër të fotografisë shihet një tortë elegante e bardhë, e zbukuruar me kordele blu dhe detaje të vogla në formë zemrash. Ajo që bie në sy është edhe stema e FC Barcelona, duke reflektuar pasionin e madh që Blero ka për klubin spanjoll.
Por detaji më i veçantë mbetet mesazhi i shkruar mbi tortë, i cili vjen si një dedikim nga “bebushi” që pritet të vijë në jetë:
“Nuk mund të premtoj se do të bëhem Messi, por do të përpiqem fort, Babi”.
Për të kompletuar këtë skenë plot dashuri, rreth tortës janë vendosur edhe kujtimet e para të këtij rrugëtimi të bukur: fotografitë e ekografisë, testi pozitiv i shtatzënisë dhe veshjet e para të vogëlushit.
Në përmbyllje, Eronita ka ndarë edhe një mesazh prekës, duke shprehur lumturinë e saj: “Bëmë një dëshirë, dhe ti u bëre realitet”, duke dëshmuar emocionet dhe pritjen e madhe për ardhjen e “futbollistit” të tyre të vogël në familje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
