
Revanshi drejt pushtetit i Elisa Spiropalit është bërë sot i pandalshëm pasi Kryeministri Edi Rama e shpalli kryetare të Parlamentit.
Rama ka bërë me dije se do të propozojë Elisa Spiropalin si kryetare e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikolës nga ky post.
“Do t’i propozoj Grupit Parlamentar që në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit, t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, tha Rama.
Karriera e Elisa Spiropalit nisi me lëvizjet pranë PS, Mjaft dhe G99. Më pas ajo u bë pjesë edhe de jure e PS dhe më 2013 u bë nga Rama, drejtore e përgjithshme e doganave.
Pak vite më vonë ajo u fut në qeveri si ministre dhe tani është numri 2 i Parlamentit.
Disa e shohin këtë katapultim të Spiropalit si një ngjitje karriere që mund të precipitojë si "trashëgimtare" e Ramës në Partinë Socialiste.
